Sancho përfundimisht në Real Madrid?

19:23 | 11 May 2020

E ardhmja e Jadon Sanchos po komentohet shumë në botën e futbollit.

Sancho ka filluar një luftë me Borussia Dortmund që askush nuk e priste.

Lojtari para dy javësh dukej se kishte mbyllur gjithçka me Manchester Unitedin.

Në Angli ata e morën si të kryer nënshkrimin me talentin 20 vjeçar.

Lojtari dëshironte të kthehej në Manchester dhe u raportua se projekti i “Djajve të Kuq” e bindi atë.

Por, sipas ‘DonBalon’, gjërat kanë ndryshuar me shfaqjen e Real Madridit.

Florentino Perez e ka të qartë që nga vera e kaluar, Sancho është njeriu i duhur për Real Madridin, për ta zëvendësuar Gareth Balen.

Nëse Mbappé dhe Neymar mund të kushtojnë më shumë se 200 milionë euro, atëherë Sancho është më i liri, vetëm 100 milionë.

Borussia është e detyruar të negociojë pasi lojtarit i përfundon kontrata në vitin 2021.

Raportohet se kur Sancho nënshkroi falas tre vite më parë, mori një premtim nga klubi se nëse marrin ofertë mbi 90 milionë euro do ta lënë atë të lirë.

Përveç Manchester Unitedit dhe Real Madridit, edhe Barcelona është duke e monitoruar anglezin.

Xavi Hernandez tha këtë vit se Barca ka nevojë për një lojtar si Sancho, diçka që alarmoi klubin katalunas dhe tashmë janë duke shikuar mundësitë se si ta marrin ata duke mos u kapluar shumë nga kriza financiare që do t’i godasë klubet për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Komento: