Sancho shkëlqeu sot, shkruan histori në Bundesligë

21:53 | 13 Prill 2019

Sancho shkruan historinë.

Ylli i Borussia Dortmund, Jadon Sancho, ka shkruar historinë sot në Bundesliga.

Reprezentuesi anglez është vetëm 19 vjeçar dhe ka kaluar një sezon fenomenal deri më tani, duke tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave evropiane.

Sot, në përballjen e Dortmund kundër Mainz, i riu gjeti dy herë rrugën e golit, duke shënuar historinë në kampionatin gjerman.

Në moshën 19 vjeçare + 19 ditë, Sancho është lojtari më i ri në histori të Bundesligas që shënon 11 gola, përcjell lajmi.

Më herët, Sancho kishte shënuar dy gola në përballjen kundër Hertha Berlin, gjatë muajit tetor. Ai sot regjistroi një dy golësh tjetër, për të ndihmuar skuadrën e tij të kthehet në kreun e tabelës.

Komento: