Sancho tregon pse e braktisi City e iu bashkua Dortmundit

17:00 | 15 Korrik 2019

Jadon Sancho ka zbuluar se do të ketë gjithmonë dashuri për Pep Guardiola, por ndjeu se ishte koha për ta lënë Manchester City për t’u bashkuar me Borussia Dortmund sepse do të ishte mirë për zhvillimin e tij të vazhdueshëm.

19-vjeçari përfundoi një transferim prej 10 milionë dollarësh në Westfalenstadion në verën e vitit 2017, duke i dhënë fund qëndrimit të tij dy vjeçar në stadiumin Etihad, përcjell ORAinfo.

Sancho ka dalë nga Akademia së Cityit gjatë kohës së tij, por nuk arriti të fitonte një paraqitje të vetme në ekipin e parë përpara se Dortmund arriti nënshkrimin e tij./ORAinfo/

Komento: