Sancho u ka zbuluar bashkëlojtarëve të tij te Anglia se ku do të luajë sezonin e ri

17:56 | 26 Qershor 2021

Sancho iu ka treguar tashmë shokëve të kombëtares së Anglisë se ai do të transferohet te Man Utd.

Ylli i Borussia Dortmundit, Jadon Sancho thuhet se u ka thënë shokëve të skuadrës angleze se po transferohet te Manchester Unitedi këtë verë.

Sulmuesi anësor anglez ka rënë dakord për një marrëveshje pesë-vjeçare me 350 mijë funte në javë për t’u bashkuar me Unitedin nga Dortmundit.

Të dy klubet ende nuk kanë arritur një ujdi për çmimin e transferimit, me bonuset që janë problemi më i madh.

Por, marrëveshja prej 80 milionë funtesh apo diçka më shumë se 90 milionë eurosh po afrohet.

Sipas mediumit The Sun, Sancho u ka thënë tashmë shokëve të tij të skuadrës kombëtare angleze se ai po shkon drejt transferimit në Old Trafford.

Është gazetari Tom McDermott, i cili ka thënë se Sancho u ka konfirmuar shokëve të tij të kombëtares që ai përfundimisht do kalojë këtë verë te Unitedi.

Ai shton se marrëveshja është ‘praktikisht e bërë’ dhe se çështjet mbi bonuset veçse janë arritur.

Komento: