Sane po kompleton transferimin te Bayerni

09:28 | 16 April 2020

Marrëveshja shumë afër, Sane po kompleton transferimin te Bayerni.

Leroy Sane do të rikthehet në Bundesliga pas katër viteve qëndrim te Manchester City në Angli.

Sulmuesi anësor prej një viti po kërkohet nga Bayern Munich, por lëndimi i rëndë që pësoi bëri që ky transferim të mos kompletohet vitin e kaluar.
Bayern në asnjë moment nuk u largua nga objektivi i tyre, teksa duket se ka arritur tanimë marrëveshje me Cityn.

Gjiganti gjerman vitin e kaluar ishte gati të paguante 100 milionë euro, por tani çmimi i Sanes ka rënë.

Mirror ka raportuar se bavarezët kanë bërë ofertë prej 80 milionë eurove për Sanene dhe duket se është pranuar nga City.

Kampionët në fuqi të Anglisë kanë pranuar këtë ofertë pasi vitin e ardhshëm mund ta humbasin Sanen pa para ku edhe i skadon kontrata gjermanit.

Tani i mbetet 24-vjeçarit të arrijë marrëveshje personale me Bayernin, ku do të diskutohet paga e lojtarit e cila pritet të jetë rreth 12 milionë euro në sezon.

Kësisoj gjermani do të jetë lojtari më i shtrenjtë në histori të klubit gjerman së bashku me francezin Lucas Hernandez.

Komento: