Sane tashmë është zyrtarisht lojtar i skuadrës së Bayern Munichut.
Leroy Sane ka marrë numrin 10 të Philippe Coutinho te skuadra e Bayern.
Tashmë është vërtetuar në çdo formë që Philippe Coutinho nuk do të jetë pjesë e Bayern Munich gjatë sezonit tjetër.
Zyrtarizimi i Leroy Sane te Bayern Munich gjatë ditës është përcjell edhe me publikimin e fanellës së tij.
Siç është parë nga fotografitë, anësori gjerman do të ketë numrin 10 në fanellën e bavarezëve.
Këtë numër gjatë këtij sezoni i barti Philippe Coutinho, i cili nuk pati paraqitjet më të mira të mundshme.
Kujtojmë se numri 10 i Bayern viteve të fundit është bartur nga Arjen Robben dhe Sane do të ketë një punë të madhe për të bërë edhe një herë numrin 10 ashtu siç ishte, pra një tmerr për mbrojtjet kundërshtare.