Sanksionet ndaj Chelsea fillojnë – ‘Stamford Bridge’ duket bosh në ndeshjen ndaj Arsenal

22:29 | 20 Prill 2022

Fillojnë sanksionet ndaj Chelsea – ‘Stamford Bridge’ duket bosh në ndeshjen ndaj Arsenal.

Chelsea ka filluar që t’i shoh pasojat e Roman Abramovich tashmë edhe në stadium.

Ndeshja e parë e Chelsea që luhet me sanksione është kjo e Arsenal, e cila po luhet aktualisht në ‘Stamford Bridge’.

Derbi i Londrës, por shumë ulëse në stadium janë boshe!? Kjo si pasojë e sanksioneve, përcjell lajmi.

Chelsea ka reduktuar kapacitetin për rreth 25 mijë për herë të parë.

Roman Abramovich ishte një nga figurat që u fut në listën për sanksione nga Britania e Madhe.

Skuadra është në proces të shitjes, por edhe shitja e klubit monitorohet nga Qeveria e Britanisë së Madhe.

Nuk dihet se sa gjatë do të vazhdojnë sanksionet për ‘Blutë’ e Londrës.

Komento: