Sanohen defektet teknike, Trainkos: Vazhdon qarkullimi me tren sipas orarit

11:15 | 21 Shkurt 2026
sanohen-defektet-teknike,-trainkos:-vazhdon-qarkullimi-me-tren-sipas-orarit

Zyrtarë nga Trainkos kanë bërë të ditur   se janë sanuar defektet teknike dhe qarkullimi me tren do të jetë sipas orarit.

Nga Trainkos theksuan se për arsye teknike ishte ndërprerë vetëm qarkullimi në linjën Pejë – Prishtinë, i orës 05:30.

“Për shkaqe teknike ishte anuluar vetëm linja Pejë – Prishtinë, me nisje në ora 05:30, datë 21.02.2026. Tashmë qarkullimi me tren është sipas orarit të rregullt”, thanë nga Trainkos. /Telegrafi/

Anulohet për sot qarkullimi i trenit në linjën Pejë-Prishtinë

Komento: