Pak javë më parë, ish konkurrentja e BBV Kosova Santiana Maloku, u kryqëzua në rrjet për pamjen pa makijazh.
Ajo bëri një reagim në Instagram për të gjithë ata që e ‘sulmuan’, ndonëse tregoi se edhe në Big Brother është shfaqur vazhdimisht pa grim dhe se nuk ka komplekse.
Me këtë rast, ish-konkurrentja e BBVK u shfaq në një emision pa grim fare, duke treguar se nuk e ka problem këtë pjesë.
Edhe pse thotë se ndihet keq kur po kirikohet për pamjen e saj, ajo thotë se është e kënaqur me veten e saj, duke theksuar se e ka zemren e bardhë.
Modelja nga Gjakova ka qenë shumë e komentuar për raportet që krijoi brenda këtij reality shou.