Sapo e mori lejen, detyron policët që ta ndjekin me 220 kilometra në ore

20:11 | 10 November 2019

Detyroi policët ta ndjekin me 220 kilometra në orë.

Veprimi që bëri ai, ia pamundësojë vozitjen për tri vjet, ndërsa lirohet pas tetë muajsh

Ka shumë arsye pse nuk duhet ikur prej policisë, por kryesorja është se nuk mund t’ia dilni kurrë, rrezikoni shumë dhe do të dënoheni edhe më shumë, transmeton Telegrafi.

Leon Lloyd nga Cornwall e Britanisë së Madhe, i ka ikur policisë kur ata e ndaluan për kontroll dhe i detyroi ta ndiqnin me 220 kilometra në orë.

Megjithëse ende nuk e kishte mësuar vozitjen dhe nuk kishte patentë shoferi, ai e kishte blerë makinën po atë ditë dhe nuk e kishte regjistruar.

Të gjitha këto, kanë bërë që ai të dënohet me tetë muaj heqje lirie, ndërsa i ndalohet marrja e patentës për tre vjet, gjë që pritet ta mësojë një herë mirë.

Komento: