Sapo erdhi lajmi i papritur nga skuadra e Chelseas – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Sapo erdhi lajmi i papritur nga skuadra e Chelseas

19:01 | 12 Qershor 2019

Nuk ka transferime për skuadrën e Chelseas këtë verë.

Chelsea defenitivisht nuk do të ketë të drejtë të bëjë transferime gjatë afatit kalimtar të verës.

‘Blutë’ janë dënuar nga FIFA me ndalesë transferimi të lojtarëve për dy afatet e ardhshme, pas shkeljes së disa rregullave, që kanë të bëjnë me lojtarët e rin.

Skuadra nga Londra ka apeluar vendimin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv kundër këtij vendimi të FIFA-s, por tani është zbuluar se ankesa e tyre nuk do të dëgjohet në të ardhmen e afërt.

‘CAS’ ka publikuar një listë të rasteve që do të dëgjohen gjatë verës, me Chelsea që nuk shfaqet në mesin e tyre.

Kjo lë të kuptohet se çështja e Chelsea do të shqyrtohet pas përfundimit të afatit kalimtar veror.

Ky është një lajm aspak i mirë për Chelsean, që nuk do të ketë të drejtë transferime këtë verë, ndërsa dihet se ka humbur Eden Hazard, që i është bashkuar Real Madridit.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!