Elita pak ditë me parë është bërë nënë për herë të parë.
Elita Rudi, sa ishte aktive në ekranet tona ishte më e ndjekura në vend dhe më e komentuara.
Tanimë, që u largua nga profesioni shkaku i epitetit që e fitoi disa javë më parë, iu shtuan më shumë ndjekjet dhe fjalët e të tjerëve, shkruan Kosovarja.
Çfarë bëri, ku shkoi, me kë e shumë pyetje të tjera publikut iu kanë shtuar në mendjet e tyre duke e përcjellë në çdo hap.
Ndërsa, Elita si Elitë që nuk i përton fare këtyre gjërave, iu rri gati pothuajse në çdo detaj duke iu treguar rreth jetës së saj, e sidomos pas lindjes kur nuk po ka kush që e ndal.
Këtë herë është shfaqur në njërin nga restorantet e kryeqytetit, duke bërë me dije se as darkat e ushqimet nuk po neglizhohen nga ajo.