Kaltrina ka dy vajza nga martesa me pediatrin kosovar, Besart Merovci
Kaltrina Mikushnica është duke e rishijuar ndjenjën e të qenit nënë e një bebeje të vogël.
Moderatorja e njohur kosovare vetëm pak ditë më parë solli në jetë një tjetër vajzë shumë të bukur të cilën vendosi ta emërojë Mara.
E, kohën e saj tani Kaltrina po e kalon në shoqëri të dy vajzave të saj. Duke qenë në pushim të lehonisë, ajo po ka kohë të merret edhe me ‘eksperimente’ estetike për veten dhe vajzat.
Kështu shihet edhe në fotografinë e fundit që ajo ka publikuar në rrjetet sociale. Kaltrina ia ka rregulluar flokët Marës në mënyrë mjaft qesharake dhe këtë e ndau me fansat e saj.
Ndryshe, Kaltrina ka dy vajza nga martesa me pediatrin kosovar, Besart Merovci. Ajo është pjesë e emisionit të mëngjesit në televizionin T7.