Këngëtarja kosovare, Edona Llalloshi, është njëra nga artistet më të dashura për publikun.
Ajo është një bashkëshorte dhe një nënë shumë e përkushtuar, duke treguar se familja është gjëja më e rëndësishme për të, shkruan ORAinfo.
Por, këngëtarja është shumë e angazhuar edhe në profesionin e saj, pasi që pothuajse në çdo mbrëmje është e ftuar në dasma e ahengje.
Krahas angazhimeve në muzikë, Edona tregohet fort e kujdesshme edhe për pamjen e saj.
Ajo se fundmi ka publikuar një fotografi sapo ka dalë nga salloni i ondulimit.
Me flokë të ngjyrosura bukur dhe të rregulluara me stil, Edona po duket person tjetër.
Ajo në këtë imazh po duket një zonjë e rëndë. /ORAinfo/