Sapo mbërrit në Rusi, arrestohet Navalny

19:38 | 17 January 2021

Arrestohet Navalny në aeroportin e Rusisë.

Policia ruse ka arrestuar kritikun e Kremlinit, Alexeiu navalny, në kontrollit e pasaportave pasi kishte arritur në Rusi të dielën, ka konfirmuar avokati i tij, nga burgu dhe dëshmitarë për Reutersin.

Kjo është hera e parë që Navalny kthehet në shtëpi pasi ishte helmuar verën e kaluar. Aeroplani ku ishte, kishte ateruar në një aeroport tjetër të Moskës nga ai që ishte paralajmëruar.

Navalny është arrestuar kur po u tregonte pasaportën e tij zyrtarëve të kufirit para se zyrtarisht të futej në Rusi, thanë dëshmitarët. Gruaja e tij, zëdhënësi dhe avokati i tij janë lejuar të futen në Rusi.

Nuk është bërë e qartë se pse është arrestuar, megjithatë zyrtarët e burgut kishin thënë më herët se do të bënin gjithçka për ta arrestuar atë sapo të kthehej, duke e akuzuar për shkelje të vendimit për dënim me kusht.

Komento: