Një tërmet prej 5.1 ballësh goditi Zagrebin në orën 6:28 të mëngjesit të hënën, sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.
Tërmeti ka ndodhur 2 km nën tokë, 50 km në juglindje të Zagrebit dhe 12 km në veriperëndim të Sisak.
Epiqendra ishte 14 km në veri-lindje të Glinës, më afër Petrinja, tha kreu i Shërbimit Sizmografik të Kroacisë, Ines Ivancic. Magnituda ishte 5.1 shkallë rihter.
Tërmeti ishte i dyti më i forti që nga tërmeti 5.5 ballësh, i cili ndodhi më 22 Mars.
“Çfarë zgjimi, gjithçka po dridhej. Ishte si ai i muajit mars, çfarë viti ”, tha një lexues.
“E ndjeva tërmetin fuqishëm, gjithçka po dridhej, pllakat e fqinjit po binin nga shtëpia”, tha një banor në Petrinja pranë epiqendrës, për Qendrën Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.
Lëkundja u ndje fuqishëm në të gjithë zonën e Sisakut, duke i bërë njerëzit të vraponin në rrugë nga frika e pas lëkundjeve.
Tani për tani nuk dihet se çfarë dëmi ka shkaktuar, por autoritetet kanë konfirmuar raporte të dëmtimeve të vogla në disa ndërtesa, dhe shumë njerëz tashmë po ankohen për muret e çara dhe oxhaqet në zonën e Sisakut.
Sipas raporteve, tërmeti u ndje gjithashtu në Zaprešić dhe madje edhe në Rijeka, shkruan CroatiaWeek.