Sara Gjordeni me fjalë emocionuese teksa pret të bëhet nënë: Si munde të vish të më japësh frymë kur bota po ma merrte?

20:26 | 23 Maj 2024

Çifti i njohur, Sara Gjordeni dhe Bardhi, pritet që së shpejti të bëhen prindër për herë të parë.

Lajmin e kanë njoftuar përmes rrjeteve sociale duke treguar se janë shumë të lumtur për këtë ndryshim që po bëhet në jetën e tyre.

Modelja shqiptare së fundmi ka bërë një ekografi, ku duket të jetë tejet e lumtur teksa filmon edhe partnerin e saj.

Me këtë rast, ish-banorja e Big Brother VIP ka ndarë një shkrim emocionues, për beben që do të vijë në jetë.

Postimi i plotë i Sarës (pa ndërhyrje):

“Po si ta falenderoje Zotin mami qe erdhe ti o drite? Si munde te vish te me japesh fryme kur bota po ma merrte?

Si munde qe ne vend qe e liga e mllefi te rritej brenda meje nga gjithcka po ndodhte, Zoti te solli ty dhe me tha Stop ; rrit te miren brenda teje!

Si ta falenderoje mami Zotin qe per kaq dite ja plotesoi lutjet? Une e di o fryme qe ti je shenja me e madhe qe me ka ardhur ndonjehere nga qielli se asnje e keqe nuk e thyen njeriun e mire.
Je shenja me e madhe e drites, e shpreses, e forces, e pathyeshmerise sime! Je arsyeja pse mami cdo mengjes i qesh babit se akoma nuk e besojme sesi je mes nesh …

Mami te eshte borxhlie gjithe jeten per forcen qe i dhe! Asgje qe do te te jap ne kembim sdo e shlyeje kurre”.

Komento: