Sara Hoxha komenton ish-at e Ledrit dhe zënkën e fundit me të

22:28 | 24 March 2023

Sara Hoxha është një nga personat më të komentuar në media.

Ajo u bë e njohur si e dashura e Ledrit, ku në “Ftesë në 5” ka thënë se nuk është xheloze aspak për ish të dashurat e partnerit të saj.

“Nuk jam xheloze. Kur unë jam njohur e kam folur me Dafinën dhe kam nejt më të dhe e kam pothuajse shoqe me të cilin ai ka pasur diçka, për cilin personazh tjetër publik mund të bëhem xheloze. As për Dua Lipën e lë më të bëhem për dikë tjetër që s’ka pas gjë.”, tha Sara.

Ajo po ashtu ka komentuar edhe zënkën e fundit me Ledrin për telefon.

“ Ne më së shumti kemi zënka për përdorim të telefonit, pasi unë kur dal harrojë të përdor ose t’i dërgojë video atij, e tillë është edhe e fundit”.

Komento: