Sara i bën premtim publik Ledrit: Mbas fitores në ‘Dancing with dhe stars’…

18:38 | 25 Dhjetor 2022

Sara Hoxha, është blogerja e famshme nga Shqipëria.

Mirëpo, për publikun e gjerë ajo u bë e njohur, që kur e zyrtarizoi lidhjen me saj me reperin e njohur, Ledri Vula, shkruan ORAinfo.

Tani çifti në fjalë janë duke jetuar ditët më të bukura të jetës së tyre bashkë me të bijën e tyre, Poem Blue.

E kohëve të fundit, Sara është bërë pjesë e emisionit ‘Dancing with the stars’, në Shqipëri.

Ajo është parë duke bërë vallëzime goxha provokuese me balerinë të zgjedhur nga produksioni i këtij spektakli.

E sot Sara ka publikuar një imazh me të dashurin e saj Ledri Vulën.

Ajo i ka premtuar atij se do ta dërgojë në pushime nëse shpallet fituese e ‘Dancing with the stars’.

Ky është premtimi i Sarës për Ledrin… /ORAinfo/

Komento: