Saranda Bogujevci i quan Kurtin e Konjufcën “më të mëdhenjtë në vend”

20:36 | 19 Korrik 2022

Bogujevci i quan Kurtin e Konjufcën “më të mëdhenjtë në vend”.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci ka publikuar një fotografi, siç ka shkruar ajo, me më të mëdhenjtë e vendit.

Nënkryetarja dhe deputetja e VV-së Bogujevci, nuk e ka sqaruar se çfarë ka menduar me cilësimin “më të mëdhenjtë”, që u ka vënë kryeministrit Albin Kurti, kryeparlamentarit Glauk Konjufca, zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi e shefes së GP të VV-së Mimoza Kusari-Lila, por sigurisht nuk e ka pasur fjalën për shtatlartësi.

Shprehja e saj ngjan edhe me gjuhën e rep artistëve, siç mund të jenë ata nga ish-labeli Baba Stars, të cilët nuk hezitojnë ta quajnë veten më të mëdhenjtë e baballarët e repit, e nganjëherë edhe të të gjithë vendit.

“Me ma të mëdhenjtë në vend”, ka shkruar ajo, përderisa ka bërë tag emrat e Kurtit dhe Konjufcës.

Komento: