Sarrazin në Kosovë pas sulmit në veri, takohet me Kurtin

11:55 | 25 Shtator 2023
sarrazin-ne-kosove-pas-sulmit-ne-veri,-takohet-me-kurtin

Emisari për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, është duke qëndruar në Kosovë pas sulmit të djeshëm ndaj policisë së Kosovës ku një polic është vrarë, një është plagosur si dhe dy të tjerë u lënduan.

Sarrazin është në takim me kryeministrin Kurti që nga ora 10:00, dhe takimi është duke vazhduar ende në objektin e Qeverisë.

Në Kosovë është shpallur sot ditë zie, vendimi është marrë nga presidentja Vjosa Osmani në shenjë respekti për policin e vrarë në afërsi të Banjskës.

Presidentja Vjosa Osmani, në përputhje me Kushtetutën, ka vendosur që e hëna e 25 shtatorit të shpallet ditë zie kombëtare për nder të policit Afrim Bunjaku, i vrarë në veri të Kosovës, raporton EO.

Në orët e para të mëngjesit të së dielës në fshatin Banjskë të Zveçanit është sulmuar Policia e Kosovës nga një grup i armatosur, ku një polic është vrarë, një është plagosur e një tjetër është lënduar.

Institucionet e Kosovës kanë reaguar për rastin, ku të njëjtin e kanë cilësuar si sulm terrorist.

Komento: