Të ngjarat e fundit në Kosovë tregojnë seriozitetin e situatës dhe palëve u bëj thirrje të përmbahen nga ndonjë dhunë e mëtejme, të mos e përkeqësojnë gjendjen, ka thënë emisari i posaçëm gjerman për rajonit, Manuel Sarrazin.
Sarrazin tha se ka “mirëkuptim të plotë” për protestat paqësore, “por zero tolerancë ndaj dhunës dhe retorikës nacionalliste”. Këtë retorikë nacionaliste Sarrazin ia atribuoi Serbisë “javëve të fundit”.
“Sulmet personale dhe linçimet ndaj individëve janë të papranueshme”.
“Është e rëndësisë së madhe për komunitetin serb që të shfrytëzojë avantazhin e përfaqësimit politik që është i garantuar për këtë komunitet dhe tjerët në vend. Kjo është mënyra e vetme të dëgjoheni dhe të mbroni interesast e juaja”, ka thënë Sarrazin për një radio serbe.
Emisari gjerman ritheksoi mbështetjen e plotë për fascilituesin e BE-së, Miroslav Lajçak, derisa shtoi se “As Beogradie e as Prishtina” nuk i kanë përmbushur plotësisht detyrimet e Marrëveshjes së Brukselit.
Ai, mes tjerash, kërkoi edhe “kthimin e menjëhershëm” të serbëve në institucionet e vendit. “Gjermania prej që Lista Serbe, sikurse të gjitha partitë tjera politike në Kosovë, të luajë rol konstruktiv në formësimin e së ardhmes multi-etnike në Republikën e Kosovës”.
Arritja e një marrëveshjeje më të gjerë do të përfitojë si për popullin e Kosovës ashtu edhe për Serbinë dhe do të sjellë stabilitet rajonal që mund të krijojë perspektiva të reja, duke përfshirë investime të reja dhe vende pune, përfundoi ai.