Sarri befason pasi Chelsea e mundi Manchester Cityn

09:20 | 09 Dhjetor 2018

Manchester City mbrëmë ka përjetuar humbjen e parë këtë kampion nga Chelsea.

City ka humbur me rezultat 2:0 nga Chelsea.

Për trajnerin e skuadrës së Chelsea, Maurizio Sarri, ishte kjo fitorja e parë kundër Pep Guardiolas.

Megjithatë, edhe pas fitores, Sarri beson se skuadra e Manchester City është skuadra më e mirë në Evropë, momentalisht.

“Siç e kam thënë edhe më parë, kjo diferencë është shumë e madhe për tu rikuperuar“, ka thënë italiani në konferencën për medie, transmeton lajmi net.

“Një ndeshje – Mund ta luash një ndeshje, sigurisht. Pastaj në garën për 10 muaj, është shumë e vështirë ta mbulosh këtë hapësirë. Mendoj se ata janë momentalisht skuadra më e mirë në Evropë“ ishin fjalët e Sarrit.

Padyshim se Manchester City është kthyer në skuadrën me futbollin më atraktiv nën urdhrat e Pep Guardiolas.

Me humbjen e mbrëmshme, “Citizens” kanë humbur lidershipin, duke e gjetur vetën në pozitën e dytë me një pikë më pakë se Liverpool.

Komento: