Juventusi, do të nisë një ofertë për të nënshkruar, Kalidou Koulibaly të Napoli dhe shpreson që emërimi i afërt i Maurizio Sarri si trajner do të ndihmojë në mbylljen e marrëveshjes, sipas Tuttosport.
Kampionët italianë thuhet se do të emërojnë shefin e Chelseat Sarri si trajner të ri të tyre në fundjavë, përcjell ORAinfo.
Dhe pasi që marrëveshja është vulosur ata shpresojnë se marrëdhënia e tij me Koulibaly, me të cilët punoi në Napoli, do të bindë mbrojtësin të shkojë në Torino./ORAinfo/