Sarri bën transferin e parë te Juventusi, nuk do ta besoni për kë bëhet fjalë

15:52 | 18 Qershor 2019

Sarri do ta realizojë transferimin e parë tek Juventusi.

Mesfushori i Paris Saint-Germain Adrien Rabiot thuhet se ka rënë dakord për një transferim si lojtar i lirë te Juventusi.

Sipas El Chiringuito, Rabiot do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me Juven ku do përfitojë 7 milionë euro në sezon.

Për më tepër, ‘Bardhezinjtë’ janë të gatshëm të paguajnë transferimin e francezit deri në 10 milionë euro.

24-vjeçari ka luajtur tashmë mbi 200 herë për PSG, duke fituar gjashtë tituj të ligës.

Megjithatë, një mosmarrëveshje kontraktuale e pa lojtarin jashtë skuadrës franceze që nga muaji dhjetor.

Njëkohësisht ky do të jetë edhe transferimi i parë i trajnerit të ri të ‘Zonjës së Vjetër’, Maurizio Sarri.

Komento: