Manchester City ka fitur trofeun e parë këtë sezon.
Mbrëmjen e sotme është luajtur finalja e “Carabao Cup”, mes Chelsea dhe Manchester City. Nuk ka mjaftuar koha e rregullt për këtë ndeshje, pasi 90 miutëshi është mbyllur me shifrat 1-1, mirëpo as në shtesë nuk janë shënuar gola.
Skuadrat i janë drejtuar pikës së bardhtë të penalltisë, ku ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola ka triumfuar me rezultatin 3-4.
Kjo është një tjetër disfatë për Chelsean, që duhet theksuar se në vitin 2019-të, nuk ka arritur të fitojë asnjë ndeshje me skuadrat e mëdha në Angli, e ndërsa një javë më parë është mundur po nga City për javën e 27 të Premier League me rezultatin e thellë 6-0.