
Sarri e kërkon yllin e Chelsea te Juventus.
Mesfushori i Chelsea, Willian, është një objektiv i Juventusit, në përpjekjen e tyre të fundit për të siguruar një emër të madh si një transferim falas.
Ylli brazilian është në diskutime me Chelsean për vazhdimin e kontratës me Chelsean, e cila përfundon në verën e ardhshme, por ende nuk ka asgjë konkrete.
Kampionët e Italisë janë duke u përgatitur që në janar të tentojnë arritjen e marrëveshjes me Willian, kur edhe lojtari zyrtarisht hyn në muajt e fundit të kontratës.
Willian ka punuar me trajnerin Maurizio Sarri, i cili pikërisht nga Chelsea kaloi te Juventus.
Juventus viteve të fundit kanë nënshkruar me shumë emra të njohur falas, duke veçuar Emre Can, Adrien Rabiot dhe Aaron Ramsey.