Sarri e do Jorginhon në Juventus.
Trajneri italian kishte punuar edhe në të kaluarën me mesfushorin kualitativ, të cilin e do në “Allianz Stadium” nga sezoni i ardhshëm
Maurizio Sarri dëshiron ta transferojë Jorginhon në Juventus.
Këtë e ka bërë të ditur gazetari italian Alfredo Pedulla, shkruan Express.
Trajneri italian e kishte transferuar futbollistin nga Napoli në Chelsea.
Ndërsa tash synon ta sjell atë në “Allianz Stadium”.
Sarri e pëlqen më shumë Jorginhon sesa N’Golo Kanten.
Prandaj, ai do ta donte ta shohë përfaqësuesin italian në Torino.
Juve mund ta ofrojë Federico Bernardeschin në këmbim të futbollistit me prejardhje braziliane.
Jorginho kishte luajtur me sukses në Serie A tek ekipi napolitan.
Prandaj, ai nuk do ta kishte të vështirë të përshtatet në Serie A.