Sarri e do Jorginhon me çdo kusht.
Maurizio Sarri vijon të këmbëngulë për të pasur në dispozicion mesfushorin e tij të preferuar, italo-brazilianin Jorginho, të cilin e ka pasur me vete si te Napoli, ashtu edhe te Chelsea, gjatë një sezoni që drejtoi londinezët.
Tekniku italian nuk është i kënaqur aspak me performancën e boshnjakut Miralem Pjanic në qendër të mesfushës dhe ka kërkuar afrimin e Jorginhos, si një lojtar që njeh mirë kërkesat e Sarrit, por njëkohësisht edhe kampionatin italian, ku ka luajtur për shumë sezone.
Pikërisht për këtë arsye drejtuesit e Juventusit kanë nisur negociatat me Chelsean dhe kanë bërë edhe një ofertë të parë, pasi kanë propozuar një shkëmbim kokë më kokë mes Jorginhos dhe sulmuesit brazilian Douglas Costa.
Për mesfushorin e kombëtares italiane, Chelsea kërkon të paktën 50 milionë euro, ndërsa braziliani i Juves vlerësohet rreth 40-45 milionë euro, por për momentin e rëndësishme duket që palët kanë nisur negociatat.
Chelsea ka bërë një merkato mjaft të bujshme deri tani, pasi ka nënshkruar me futbollistin e Ajaxit Hakim Ziyech dhe gjithashtu edhe me sulmuesin e Leipzig, Timo Ëerner (ka nevojë për të tjera konfirmime), por largimi i Ëillian dhe Pedros, krijon hapësira për një tjetër futbollist në repartin e avancuar.