Sarri e pranon se ylli i madh po largohet nga Chelsea

13:18 | 08 January 2019

Afati i janarit ka nisur dhe ekipet kanë filluar për sjelljen dhe largimin e lojtarëve të rinj.

Mesfushori spanjoll Cesc Fabregas është duke biseduar me Monacon për arritjen e një marrëveshjeje për transferimin e tij dhe trajneri i tij në Chelseat, Maurizio Sarri, beson se spanjolli duhet të largohet nga Stamford Bridge.

Fabregas, kontrata e së cilit skadon në fund të këtij sezoni, u përshëndet me futbollin anglez të shtunën e javës së kaluar, në ndeshjen e FA Cup kundër Nottingham Forestit. Ai e mbajti shiritin e kapitenit në këtë ndeshje dhe kur u zëvendësua në minutën e 85-të, u largua me lot duke i përshëndetur tifozët, transmeton Express.

Trajneri i Monacos, Thierry Henry, ish-bashkëlojtar i Fabregasit në Arsenal, e konfirmoi dje se klubi francez është duke mbajtur negociata me 31-vjeçarin dhe Sarri beson se ky është momenti i duhur që Fabregasi të largohet nga Stamford Bridge.

“Në këtë klub ka një rregull, rinovimi i kontratës së lojtarëve mbi 30 vjet është maksimumi për një vit. Nuk dua që një lojtar po aq i rëndësishëm sa Cescu të mbetet i pakënaqur me klubin”, ka thënë Sarri.

“Nëse Cesc largohet, ne do të kemi nevojë për një zëvendësues të tij. Jemi në telashe sa i përket mesfushorëve dhe mendoj se kjo situatë është shkaktuar nga lëndimi i Ruben Loftus-Cheek”.

“Për ta kuptuar se a është situata me të vërtetë serioze apo jo, kuptojnë se, pa Cescun, unë i kam vetëm pesë mesfushorë në skuadër”.

Komento: