Sarri e tepron me këto fjalë për Higuainin

08:58 | 09 Shkurt 2019

Sulmuesi i Milanit, Gonzzalo Higuain pasi një gjysmë sezoni dëshpërues te Milani, u transferua te Chelsea.

Atja ai u bashkua me trajnerin Maurizio Sarri, me të cilin kishte kaluar formën më të mirë te Napoli.

Maurizio Sarri e ka përshkruar veten si ‘babai i Higuian’ në futboll, teksa ka folur për aftësitë e tij për të nxjerrë më të mirën nga sulmuesi pas ribashkimit te Chelsea.

Sulmuesi argjentinas xhiron e kaluar ka shënuar dy gola në fitoren 5:0 të Chelsea ndaj Huddersfield, duke çuar numrin në 37 gola të shënuara në 37 ndeshje të shënuara nën drejtimin e Maurizio Sarri, duke llogaritur kohën që kanë punuar së bashku edhe të italianët e Napolit.

Chelsea nënshkroi me Higuain në janar, duke e huazuar sulmuesin nga Juventus, me të drejtë blerje në fund të sezonit.

“Unë shpresoj të jem ‘babai i Higuainit’ në futboll”, ka thënë Sarri para gazetarëve, përcjell Lajmi net.

“Mendërisht, mendoj se jemi të njëjtë, mendoj se Gonzalo është i përshtatshëm për futbollin tim, kështu që ndenja është vërtetë fantastike, është një ndjenjë futbolli”.

“Ai ka nevojë për besim, para se gjithash. Ai ka nevojë për një marrëdhënie shumë të mirë,me trajnerin dhe shokët e tij të ekipit. Ndonjëherë ai ka nevojë për një mesazh nga trajneri në konferencë për shtyp”.

“Për momentin, ai është shumë i etur. Ai mund të ketë një sezon shumë të mirë, në këtë pjesë të fundit të sezonit”.

Komento: