Sarri i pakënaqur me lojën e Juventusit kundër Milanit

09:41 | 13 June 2020

Sarri: Ishim të mirë vetëm në 30 minutat e parë të lojës.

Maurizio Sarri ishte i befasuar dhe i kënaqur me lojën në 30 minutat e parë të skuadrës së tij, por ata gradualisht u zbehën, duke barazuar 0-0 me Milanin në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Italisë.

Biancoerët arritën në finale falë golit mysafir, ku kishin barazuar 1:1 në ndeshjen e parë. Tani ata në finale që luhet më 17 qershor në Romë, do të presin fituesin e takimit Napoli – Inter, ndeshje kjo e cila luhet sonte (e shtunë).

“Është e qartë që pas tre muajsh, të kthehesh në kontakt dhe të shohësh skuadrat duke luajtur, ka një ndjesi të mirë, edhe nëse nuk është njëjtë me tifozë”, ka deklaruar Sarri pas ndeshjes, përcjell lajmi.net.

“Isha i befasuar dhe i kënaqur me 30 minutat e parë, pasi lëvizëm topin shumë shpejtë dhe plotësisht dominuam lojën, madje edhe para kartonit të kuq”.

“Pas kësaj, ne zvogëluan tempon, intensitetin dhe vendosmërinë mendore, por ky është një rrezik në një stadium bosh. Ne ishim duke bërë mirë, duke luajtur futboll me një apo dy prekje, por më pas ngadalësuam dhe humbën mprehtësinë, u përqëndruam më shumë në lëvizje individuale”.

Komento: