Sarri i pangopur, transferon yllin e Tottenhamit

08:44 | 23 Korrik 2019

Juventus nuk e ka ndërmend të ndalet.

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, po e shtyn klubin e tij të nënshkruajë me mbrojtësin e Tottenhamit, Danny Rose.

‘DailyMail’ raporton se kampionët e Italisë janë të interesuar të nënshkruajnë me mbrojtësin e Tottenham, përcjell lajmi.

Spurs janë të gatshëm të shesin mbrojtësin anglez gjatë kësaj vere, derisa dëshirojnë të zëvendësojnë atë me Ryan Sssegnon të Fulhamit.

Sarri e ka kërkuar Rosen edhe te Chelsea, sa drejtonte këtë skuadër. Për Rosen ka interesim edhe nga PSG dhe Schalke 04.

Komento: