
Juventus do ta përdor Paulo Dybala si numër 9 përkrah, Federico Bernardeschi dhe Douglas Costa në miqësoren e tyre të fundit para sezonit kundër Triestina.
Cristiano Ronaldo nuk është i përfshirë, pasi ai ende po stërvitet veçmas për shkak të çështjeve muskulore, ndërsa madje edhe traineri Maurizio Sarri nuk e ka bërë udhëtimin pas një periudhe të keqe të gripit, përcjell ORAinfo.

Kjo shihet si një mundësi për të provuar Dybala në atë rol , duke lënë Gonzalo Higuain dhe Mario Mandzukic në pankinë.
Rezultatet mund të rezultojnë vendimtare nëse Juve e fut Dybala në treg këtë verë, pasi refuzoi Manchester United dhe Tottenham Hotspur./ORAinfo/