Sarri ia “terron” Milanit me lajmin e fundit

19:38 | 11 Maj 2019

Maurizio Sarri ka ripërsëritur se do të qëndrojë te Chelseas mes spekulimeve për të ardhmen e tij, raporton Gazzetta dello Sport.

Bosi i Blueve ka insistuar se ai nuk do të kthehet në Itali, pavarësisht raporteve që e lidhin atë me një kalim te Milani dhe Roma, përcjell ORAinfo.

Italiani është këmbëngulës që ai mund ta trajtojë një ekip që përputhet me filozofinë e tij, por pranon se ka nevojë për më shumë kohë për të punuar me skuadrën, veçanërisht në mbrojtjen./ORAinfo/

Komento: