Sarri ja tregon derën Emre Can

15:11 | 17 Gusht 2019

Juventus i gatshëm të marrë në konsideratë çdo ofertë për Emre Can.

Sipas Corriere dello Sport, ‘Zonja e Vjetër’ është e gatshme të marrë në konsideratë çdo ofertë për Emre Can.

Në fakt, gjermani nuk konsiderohet i nevojëm më për klubin nga Torino, përcjell ORAinfo.

Mesfushori 25-vjeçar ka qenë me Juventusin për një sezon, pasi arriti nga Anglia sezonin e kaluar në një transferim të lirë.

Ai më parë kaloi një katër vjet të suksesshëm në Liverpool dhe bëri përshtypje në Premier League, por kurrë nuk u dëshmua plotësisht në Torino.

Lojtari në sezonin e kaluar bëri 29 paraqitje në ligë për Bianconeri, por nuk ka arritur të bindë trajnerin e ri Maurizio Sarri. /ORAinfo/

Komento: