Sarri jep lajmi e papritur për Higuain

19:13 | 05 Prill 2019

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri ka konfirmuar se dëshiron të mbajë Gonzalo Higuain, por kjo varet nga klubi dhe Juventusi.

Higuain u bashkua me Chelsean në huazim nga Juve në janar dhe, pavarësisht se ka shënuar vetëm tre gola, ka vendosur veten si sulmues i parë i Chelseat përcjell ORAinfo.

Megjithatë, ndalimi i transferimit të Blueve mund të dëmtojë aftësinë e tyre për të mbajtur ish-sulmuesin e Milanit përtej kësaj vere.

“Po sigurisht, por kjo varet nga klubi, varet nga Juventusi,” u përgjigj Sarri kur u pyet nëse ai dëshironte të mbante 31-vjeçarin.

“Nuk është e qartë situata për momentin. Mendoj se ai ka nevojë për kohë për të përmirësuar gjendjen e tij fizike dhe kohën që të jetë i përshtatshëm për Premier Ligën. Unë mendoj se ai është në gjendje ta bëjë këtë.

“Ai duhet të përmirësohet fizikisht, mentalisht, por mendoj se ai do të jetë në gjendje të jetë shumë i dobishëm për ne në pjesën e fundit të sezonit”, ka thënë Sarri./ORAinfo/

Komento: