Sarri – Juventus, ndodh ajo qe nuk e ka pritur askush!

18:58 | 28 Gusht 2019

Juventusi është zemëruar nga veprimin i Sarrit për të mos e lënë duhanin përkundër sëmundjes.

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, mund të rikthehet në stol kundër Napolit, por e ka zemëruar klubin duke refuzuar të heqë dorë nga duhani edhe pse është i sëmurë me pneumoni.

Trajneri italian është duke vuajtur nga pneumonia tash e disa javë dhe iu desh pushim mjekësor për dy ndeshjet e para të klubit në Serie A, transmeton Express.

Ai mungoi në ndeshjen e Juves në udhëtim ndaj Parmës, të cilën kampioni në fuqi e fitoi 1:0, por raportohet se shëndeti i tij është përmirësuar mjaftueshëm që ai të kthehet në stol kundër ish-ekipit të vet, Napolit.

Megjithatë, gazeta italiane Corriere della Sera e ka publikuar një fotografi të Sarrit duke pozuar me një tifoz pranë shtëpisë së tij këtë javë dhe në të ai shihet duke e mbajtur në dorë një pako cigare.

Kjo fotografi u bë hit në rrjetet sociale dhe si pasojë klubit i tij Juventus është zemëruar.

Kohë më parë, Sarri pati rrëfyer se i thith deri në 60 cigare në ditë

Komento: