Lazio do të përballet me ekipin rumun, Cluj në fazën e parë të nokautit në Ligën e Konferencës.
Për Cluj luan futbollisti kosovar, Ermal Krasniqi, që po tregon paraqitje mjaft të mira.
Para ndeshjes së nesërme, trajneri i Lazios Maurizio Sarri foli për takimin dhe veçoi Krasniqin
“I kam parë ndeshjet e fundit të Cluj, ku ata janë kushtëzuar nga moti i ftohtë. Kishte edhe fushë të ngrirë, borë dhe erëra të forta. Cluj ka dy-tre lojtar të nivelit të lartë duke e përfshirë këtu edhe të talentuarin Krasniqi, i cili duket si lojtar i gatshëm për të luajtur kudo”, tha Sarri.
Ndeshja mes Lazios dhe Cluj zhvillohet nesër nga ora 21:00.