Sarri me deklaratë të papritur për Milanin

23:25 | 10 June 2020

Sarri ka bërë një deklaratë interesante për skuadrën e Milanit.

Futbolli italian do të kthehet të premten në mbrëmje me gjysmëfinalen e kthimit mes Juventusit dhe Milanit, pasi sfida e parë ka përfunduar në barazim 1-1, ndërsa trajneri i bardhezinjve Maurizio Sarri nuk i kurseu elozhet për kundërshtarët.

“Ndaj Milanit kemi vuajtur jo pak në përballjet e këtij sezoni. Kohët e fundit kishin arritur një nivel mjaft të mirë loje dhe kjo u pa në ndeshjen e parë, ku na vunë shumë në vështirësi. Pavarësisht rezultatit, kualifikimi është ende i hapur. Milani vjen me mungesa në këtë takim, gjithsesi i ka 11 futbollistë cilësorë për të futur në fushë, ndaj duhet vlerësim maksimal”, tha Sarri.

Juventusi është në garë për të fituar të tre trofetë këtë sezon, ndërsa trajneri i bardhezinjve shprehet mjaft optimist dhe nënvizon faktin që për shkak të pandemisë, tani kompeticionet do të luhen të ndara.

“Ndoshta pandemia ka sjellë diçka pozitive, sepse tani do të luajmë kompeticionet një nga një dhe do të kemi mundësi të përqendrohemi maksimalisht në çdo takim. Fillimisht të bëjmë maksimumin për të marrë Kupën dhe më pas do të përqendrohemi në kampionat. Në një situatë normale, do të duhej të shpërndanim energjitë dhe përqendrimin në kompeticione të ndryshme”, u shpreh tekniku bardhezi.

Komento: