Sarri kërkon nga Ronaldo të këndellet.
Sarri haptazi e thotë se CR7 nuk ka qenë në më të mirën e tij kundër Milan dhe Napoli.
Cristiano Ronaldo përkohësisht ka luajtur si sulmues qendror, por Maurizio Sarri tani ka konfirmuar se CR7 ka kërkuar sërish që të luajë në pozitën e tij të preferuar.
Natyrisht, dëshira do t’i plotësohet, por gjithashtu edhe atij i është kërkuar që të këndellet dhe të jetë ai që ka qenë për shumë vite në fushë, pasi portugezi është kritikuar për paraqitjet e fundit.
“Kemi folur para Kupës me Milanin dhe Napolin, dhe sërish dje. Ai ka shënuar 700 gola duke startuar në krah, është roli i tij i preferuar”, tha Sarri.
“Dje kam folur gjatë me Ronaldo dhe shpresoj nga nesër, më së shumti brenda një jave, ai do të kthehet të jetë ai lojtari fantastik që e njohim. Thjesht nuk është në formën e tij më të mirë tani”.