Sarri merr një vendim të papritur

20:54 | 04 Maj 2019

Sarri pret që të mbetet tek Chelsea dhe sezonin tjetër.

Trajneri i Chelsea, Maurizio Sarri, ka bërë të ditura pritshmëritë e tij për sezonin e ardhshëm.

Italiani ka bër të ditur se synon që të mbetet në krye të stolit ‘blu’ edhe për sezonin e ardhshëm.

Ai madje pretendon se edicioni i ardhshëm do ta sheh Chelsean si pretendent për titullin e Premierligës.

“A do të qëndroj këtu sezonin e ardhshëm? Me sa jam në dijeni, po” ka thënë Sarri për ‘Gazzetta dello Sport’, transmeton lajmi.

“Dua të qëndroj. Futbolli anglez ka një ritëm unik dhe atmosferë të mirë” ka thënë tutje.

“Jam i sigurt se në dy vite punë do të jem shumë afër liderëve të tabelës” ka thënë ndër të tjerash Sarri.

Chelsea do të ketë mundësi të artë që të parakalojë skuadrën e Tottenham në renditjen tabelare në Premierligë.

Komento: