Sarri në Juventus? Chelsea me vendim të papritur – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Sarri në Juventus? Chelsea me vendim të papritur

14:57 | 24 Maj 2019

Sarri pritet që së shpejti të lidh kontratë me Juventusin.

Chelsea nuk do të bllokojë Maurizio Sarrin nëse dëshiron kalimin te Juventus këtë verë.

Trajneri italian po e kërkon një titull në sezonin e parë te Chelsea, ku ka arritur deri në finale të Ligës së Evropës, për t’u përballur me skuadrën e Arsenalit.Pavarësisht suksesit në finale, Sarri mund të largohet nga Chelsea këtë verë, për t’u rikthyer në Itali për të marrë drejtimin e Juventusit.

Nëse Sarri kërkon rikthimin në Serie A, Chelsea nuk e ka në plan të bllokojë largimin e tij, por vetëm me kushtin që Juventus të paguajë klauzolën e lirimit të tij prej 6 milionë euro.

Sarri edhe në të kaluarën ka punuar në Serie A, teksa ka drejtuar skuadra si Empoli dhe Napoli./Lajmi/

Komento: