Maurizio Sarri është prezantuar të Juventus.
Ish trajneri i Chelsea dhe Napolit, ka marrë drejtimin e kampionëve të Italisë, për të zëvendësuar të larguarin Massimiliano Allegri.
Pas prezantimit si trajner i Juventusit, Sarri duket gati për të filluar aventurën e tij të re.
Dhe puna e tij e parë do të jetë një takim me Cristiano Ronaldon, që parashihet të ndodh sot në Costa Navarino në Greqi, ku edhe po pushon portugezi.
Arsyeja e takimit të Sarrit me Ronaldon, do të jetë përcaktimi i strategjisë së tregut që do të ndiqet nga ‘Bardhezinjtë’ në javët e ardhme.
Sarri në konferencë për shtyp, është deklaruar i lumtur që do të punojë me Ronaldon, duke thënë se dëshiron ta ndihmojë në thyerjen e atyre pak rekordeve që i kanë mbetur pa i arritur.