E pyesin nëse do të largohet pas eliminimit të Juves, Sarri nuk përmbahet.
Maurizio Sarri thotë se do të vazhdojë të jetë trajner i Juventusit edhe sezonin 2020/21.
Juventusi e mori Sarrin për t’i ndryshuar gjërat.
Në Itali, dominimi ishte i padiskutueshëm tash e disa vite, por Evropa është ëndrra e madhe e Zonjës së Vjetër që s’po arrin të thyejë akullin.
Këtë nuk e bëri as me Sarrin e ardhmja e të cilit mund të jetë në pikëpyetje.
A prisni të planifikoni sezonin e ri nga nesër? Kjo është një nga pyetjet që i janë
bërë Maurizio Sarri, trajnerit të Juventusit, mbrëmë nga “Sky” pas eliminimit nga Champions League.
Këtë pyetje e quajti fyese, derisa konfirmoi se ai do të vazhdojë të qëndrojë në stolin e Zonjës së Vjetër.
“Fjalët e mia dje ishin pak të interpretuar, nuk mendoj se menaxherët e nivelit të lartë vendosin në bazë të një ndeshje dhe unë mendoj se ata dinë të bëjnë vlerësime shumë më të gjera”.
“Nuk e di, pyetjet e këtij lloji duken fyese për drejtuesit e Juventusit! Po të isha si ata do të ndërhyrja… Nuk pres asgjë, kam një kontratë dhe do ta respektoj kontratën”.