Sarri takohet me Ronaldon, merr këtë vendim

21:30 | 22 Qershor 2019

Sarri do të jetë trajneri i ri i Juventusit dhe ai ka sjellë rregulla të reja.

Trajneri i Juventusit gjatë ditës së sotme ka pasur një takim me yllin portugez në plazhin e Villefranche, afër Nisë, në Francë.

Lajmin e konfirmon e përditshmja italiane “Tuttosport”, që thotë se trajneri i ri i bardhezinjve ka shkuar në zonën ku CR7 po kryen pushimet.

Sarri ka qenë i shoqëruar nga drejtori sportiv Fabio Paratici. Së bashku ata kanë shkuar në zonën e quajtur “Costa Azzurra”, ku janë takuar me sulmuesin portugez dhe kanë diskutuar për të ardhmen.

Maurizio Sarri, i emëruar në stolin e Juventusit vetëm pak ditë më parë, ka diskutuar me Ronaldo, duke i paraqitur idetë e tij për lojën që do të ketë skuadra kampione e Italisë. Sipas Sarri, 5 herë fituesi i “Topit të Artë” do të jetë në qendër të skemave sulmuese.

Komento: