Sarri te Juventusi i do këta lojtarë

09:59 | 25 Maj 2019

Juventusi është në gjueti për një trajner të ri pasi Massimiliano Allegri është i vendosur të largohet nga stadiumi Allianz në fund të sezonit.

Maurizio Sarri thuhet se është një nga kandidatët kryesorë për ta zëvendësuar atë në Torino.

Siç raportohet nga Corriere dello Sport, bardhezinjtë po përgatisin një “revolucion” për të kënaqur kërkesat e ish trajnerit të Napolit, përcjell ORAinfo.

Pjanic, Rugani dhe Bernardeski do të ishin lojtarët kryesorë në ekip, ndërsa Gonzalo Higuain do të kthehej në Juve.
Paulo Dybala gjithashtu do të konfirmohet. /ORAinfo/

Komento: