Sarri ultimatum Chelseas, pas interesimit të Juventusit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Sarri ultimatum Chelseas, pas interesimit të Juventusit

09:50 | 21 Maj 2019

Sarri kërkon një vendim nga Chelsea rreth të ardhmes, pas interesimit të Juventusit.

Maurizio Sarri është shumë afër të bëhet trajner i Juventusit, pas largimit të Massimiliano Allegri, që qëndroi për pesë vite në klub.

Trajneri italian është bërë prioritet i ‘Zonjës së Vjetër’, pasi që kanë ftohur interesimin për ish-trajnerin e Chelseas, Antonio Conte.

Strategu 60-vjeçar ka arritur ta kualifikojë skuadrën londineze për edicionin e ri në Ligën e Kampionëve, ndërsa janë duke u përgatitur për finalen e Ligës së Evropës ndaj Arsenalit.

Por, Maurizio Sarri është takuar me bordin e Chelseas, duke u kërkuar që t’i tregojnë nëse kanë vendosur ta shkarkojnë atë apo jo, në mënyrë që ta pranojë ofertën e Juventusit, përcjell Telegrafi.

Conte ishte duke i prirë listës për t’u rikthyer në krye të skuadrës së Zonjës së Vjetër, por që këta të fundit janë fokusuar plotësisht në trajnerin e skuadrës londineze.

Reputacioni i Sarrit te Chelsea është ende i lartë edhe pse në këtë sezon ishte kritikuar dhe vërshëllyer nga tifozët për lojën e tij të njohur ‘Sarri-Ball’, por që nuk ka arritur të prodhojë shumë gola, për dallim nga posedimi i lartë i topit.

Komento: