
Ish-banorja e BBVK, Sasa Hoda, ka ndarë një rrëfim prekës gjatë emisionit “Primevere”, duke treguar për një takim që, sipas saj, i ka lënë mbresa të veçanta.
Hoda tregoi rastin e një nëne nga diaspora, e cila kishte ardhur për ta takuar bashkë me fëmijën e saj, një djalë me autizëm. Ajo tha se nëna i kishte rrëfyer vështirësitë e fëmijës së saj në komunikim dhe raport me njerëzit.
“Po du me e cek një rast që më ka bërë shumë përshtypje. Një nënë që kishte fëmijën me autizëm, prej diasporës, erdhi para dy dite me më taku. Nana e vet më tha që është tip që nuk e do publikun, i kapet frika, nuk i do njerëzit, nuk do me prek e as me përqafu”, tregoi Hoda.
Sipas saj, momenti më emocionues ishte kur nëna i tregoi se djali i saj kishte shprehur dëshirën për t’u takuar me të.
“Ka thënë që unë kam qejf me u martu me këtë Sasën. Ishte i vogël, 7-8 vjeç, por për nënën e tij ishte një moment shumë i lumtur”, rrëfeu Hoda.
Ajo shtoi se kur nëna e pyeti nëse mund ta sillte fëmijën për ta takuar, përgjigjja e saj ishte pozitive.
“Kur më pyeti a mundet me ardhë me më taku, patjetër që i thashë po”, u shpreh Sasa Hoda.
