Sasi e madhe të mishit nga Brazili konfiskohet nga Policia e Kosovës

17:04 | 19 Shkurt 2022

Kosova vazhdon të importojë produkte nga shtete të ndryshme.

Policia e Kosovës ka konfiskuar një sasi mishi, sasi të cilin një person ka tentuar ta fusë në tregun e Kosovës. Kjo sasi malli (mish) vinte nga Brazili. Lajmi është bërë i ditur nga vetë policia e Kosovës, me anë të një komunikate dërguar mediave.

“Autoritetet policore kufitare edhe përkundër tentativës së drejtuesit të automjetit për t’iu shmangur ndalimit policor, kanë arritur ta ndalojnë në fshatin Kabash të Vitisë. Gjatë kontrollit në automjetit është gjetur mall i kontrabanduar, 108 pako me gjithsej 3.000 (tre mijë) kilogram mish i kuq me prejardhje nga Brazili” thuhet në komunikatë.

Kjo ndalesë ka ardhur si rezultat i intensifikimit të patrullave nga ana e policisë, që janë ndërmarrë kohëve të fundit. Këto patrulla sigurisht, kanë pas cak mallrat e ndryshme që futen në tregun e Kosovës, në mënyrë të jashtëligjshme.
Ky rast është trajtuar nga organet përkatëse, duke filluar nga Policia Kufitare dhe Njësia e Hetimeve Rajonale e cila është pjesë e Drejtorisë Kufitare Lindje, sigurisht në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse.

Komento: